2009-05-03 13:15:15

Lutja e Papës drejtuar Zojës së Roio.


(03.05.2009 RV)RealAudioMP3 Në ditën e tretë të majit, kushtuar Zojës së Bekuar, t'i lutemi Marisë me fjalët e Papës Benedikti XVI drejtuar Zojës së Roios në përfundim të fjalimit që mbajti para qytetarëve dhe autoriteteve abruceze, në sheshin e kazermës së Rojës së Financës në Kopito, në sa, sipas traditës, linte tek këmbët e shtatores së saj, një trëndafil të artë:

"O Mari, Nëna jonë e dashur!
Ti që je gjithnjë pranë kryqeve tona,
siç ishe te këmbët e Kryqit të Krishtit,
përforcona në fe,
që edhe kur dhimbja dërmon,
t’i mbajmë sytë ngulur mbi fytyrën e Krishtit
në të cilën, në sa pësonte mundimet e kryqit,
u shpreh dashuria e pafundme dhe e pastër e Zotit.
O Nëna e shpresës, na i jep sytë e tu që,
përtej vuajtjes e vdekjes,
të shohim dritën e ringjalljes;
na e jep zemrën tënde,
që të duam e të shërbejmë
edhe në orën e provës.

 
O Mari, Zojë e Roios,
Zoja jonë e Kryqit, lutu për ne!".







All the contents on this site are copyrighted ©.