2009-05-03 13:14:42

Kur mund të shpallen shenjtorët e parë shqiptarë, viktima të diktaturës? Flet don Gjovani Kokona. Pjesa I


(03.04.2009 RV)RealAudioMP3 Janë 40 martirët shqiptarë, për të cilët po përfundon procesi dioqezan i lumnimit. Në lule të rinisë, derdhën gjakun për Krishtin në trojet shqiptare, kryesisht gjatë diktaturës komuniste. U munduan e u mbytën mizorisht nga shkaku i urrejtjes për Kryqin e Krishtit, prej kriminelëve të pandëshkuar! Ndërmjet 40 martirëve, ipeshkvijtë:

Imzot Vinçenc Prennushi: françeskan, ipeshkëv i Durrësit, poet i ëmbël. U burgos e u torturua sepse nuk pranoi ta shkëpuste Kishën shqiptare nga Selia e Shenjtë; dha shpirt me 19 mars 1949 në birucë të burgut, i shtrirë në dheun e lagësht, të ftohtë, këmbëzbathur, si Shën Fraçesku, bir të cilit ishte!
 
Imzot Frano Gjini: ipeshkëv, martirizimi i të cilit ia kaloi çdo fantazie kriminale njerëzore: i papërkulur para torturave, si nuk pranoi ta shkëpusë Kishën nga Papa, u dënua me vdekje e u pushkatua më 11 mars 1948.

Imzot Jul Bonati: meshtari i madh intelektual, si u mbyll, për torturë, në çmendinë e si provoi tmerre të padëgjuara në qeli të ndryshme të sigurimit famëkeq, nga Vlora në Durrës, vdiq në burgun e Durrësit, pranë Imzot Prennushit, i cili i jepte shûjtën për shtegtimin e mbram: Vojimin Shenjt.

Hapja e procesit dioqezan, aq të pritur, për beatifikimin dhe kanonizimin e tyre, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës.
Shtatë vjet më pas, në sa të krishterët shqiptarë presin ditën fatlume kur do t’i shikojnë në nderimet e lterit, po transmetojmë pjesën e parë të bisedës së kryredaktorit tonë, Dom David Gjugjës me dom Gjovani Kokonën, që po merret me dokumentet e Çështjes....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.