2009-05-01 17:06:32

Takim i Komisonit dypalësh Seli e Shenjtë-Izrael: përparime të dukshme në prag të vizitës së Papës në Jeruzalem.


(01.05.2009 RV)RealAudioMP3 Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, me frymën e bashkëpunimit e të vullnetit të mirë, u zhvillua në Jeruzalem një takim i Komisionit të përhershëm dypalësh të punës Seli e Shenjtë - Shtet i Izraelit. Mbledhja plenare – njofton një komunikatë e përbashkët – u mbajt pranë Ministrisë izraelite të Punëve të Jashtme e pati si qëllim vijimin e bisedimeve lidhur me nenin 10, paragrafi 2, të Marrëveshjes Themelore të vitit 1993 për çështjet e taksave e të pronave.
Në notë nënvizohet se u bënë përparime të dukshme, me rëndësi edhe pse të arritura në prag të vizitës së Papës në Jeruzalem. Delegacionet, të kryesuara, për palën vatikanase nga imzot Pietro Parolin, zevendës – sekretar i Vatikanit për marrëdhëniet me shtetet, e për palën izraelite, nga zëvendës-ministri i jashtëm, Daniel Aialon – vendosën të organizojnë një takim të ri të organizmit dypalësh më 10 dhjetorin e ardhshëm, në Vatikan. Ndërkaq do të vijojnë takimet e Komisionit të punës, për të shpejtuar bisedimet e për ta përfunduar marrëveshjen sa më shpejt që të jetë e mundur.







All the contents on this site are copyrighted ©.