(01.5.2009 RV) Kisha katolike muajin maj
që posa e kemi filluar ia kushton nderimit të Virgjërës Mari, Nënës së Zotit. Besimtarët
katolikë gjatë këtij muaji ngarendin tek Nëna e Jezusit e asaj ia besojnë jetën e
tyre personale e familjare. Maji është kohë lutjeje e bashkimi më të ngushtë me Nënën
e ne të gjithëve, e cila na prin tek Jezusi Shpëtimtar. E Papa na thërret në këtë
muaj të lutemi në mënyrë që “sipas shembullit të Vigjërës Mari, çdo i krishterë, të
jetë përherë i kujdesshëm ndaj shenjave të Zotit që përjeton e has në jetën personale,
dhe Fjalën e Zotit ka ketë prijëse jete. Po cilat janë veçantinë e muajit maj
që Kisha ia kushton Zojës së Bekuar? “Muaji i maji është muaji i bukurisë;
është muaji në cilën shpërthen krijimi, përmes luleve e ke përshpytjen se tërë krijimi
vishet me veshjen më të bukur.. E mirë pra, veshja më e bukur e njerëzimit është Maria.
Besoj se çasti më i rëndësishëm i muajit maj duhet të jetë ai i irzbulimit të bukurisë
së lutjes mariane e posaçërisht i lutjes së Rruzares Shenjte nëpër familje në shtëpi,
në gjirin familjar. Mund të themi se dikur Rruzarja e Shenjtë ishte një element i
domosdoshëm për jetën e përditshme të familjes së krishterë. Duke lutur Rruzaren,
besimtarët mbushen përplot me Zotin, deri sa i luten së bashku me Marinë. Si
ta përmirësojmë në këtë muaj lutjen tonë drejtuar Virgjërës Mari? Mbi të gjitha
duke e imituar Marinë, duke iu lutur Shenjtorëve. Ti lutësh Shenjtorëve nuk do të
thotë thjesht ti kemosh, një Shenjtor nuk ka nevojë për kemim: ti lutësh Shenjtorëve,
të shkosh tek Shenjtorët domethënë të pranosh e të njohësh në Shenjtorët një shembull
feje e dashurie. E në Virgjërën Mari ne njohim në mënyrë të posaçme shembullin, modelin
e fesë. Ne duhet ti afrohemi Marisë për të mësuar nga Maria besimin, fenë, për të
mësuar nga Maria përvujtërinë, hapjen e zemrës ndaj Zotit. Eshtë kjo një udhë meditimi
që zbulojmë duke recituar çdo ditë Besojmën. Kështu, për ta thënë apo lutur mirë Rruzaren
e Shenjtë është e nevojshme që në shtëpi tona të ndjehet atmosfera e lutjes. Lutja
nuk vjen vetvetiu. Në se në shtëpi ndjehet fryma e fesë, është e lehtë të krijohen
kushtet e nevojshme për ta lutur me zemër e fe edhe Rruzaren. Dua të përmendi edhe
faktin se kur lutet Rruzarja ndjehet zëri i popullit të Zotit, familja bëhet një gjë
e vetme me të, ndjehet misteri i Jezusit të pranishëm në mes të atyre që janë të mbledhur
në emër të Tij.