2009-05-01 17:06:59

Kardinali Bertone kryeson në Poloni shugurimin ipeshkvnor të imzot Jan Romeo Pavlovski, nunc i ri apostolik në Kongo e Gabon.


(01.05.2009 RV)RealAudioMP3 Pasi mori titullin ‘Doktor honoris causa” nga Universiteti katolik i Dublinit, dje pasdite kardinali Tarçizio Bertone jetoi një çast prekës e të rëndësishëm, në sa vijon udhëtimin në Poloni. Në qytetin Bedgoshq, sekretari i Shtetit të Vatikanit shuguroi ipeshkëv imzot Jan Romeo Pavlovskin, emëruar nga Benedikti XVI, nunc apostolik në Kongo e në Gabon.
Në homelinë e rastit, Hirësia e tij, kardinali Bertone, kujtoi se Ungjilli arriti në Poloni njëmijë vjet më parë. E që atëhere i shtriu rrënjët në trojet polake aq thellë, sa as pushtimet, as persekutimet e as dhuna totalitariste nuk munden t’i shkulin. E, njëmijë vjet më pas, një bir i Polonisë, imzot Pavlovski, pasi ka shkelur në vise të ndryshme të botës, në shërbim diplomatik të Selisë së Shenjtë, përgatitet të niset për në Afrikë, për të çuar, si pëfaqësues i Papës në Kongo e në Gabon, tharmin e bashkimit e të pajtimit, siç uroi Benedikti XVI gjatë shtegtimit të tij të kohëve të fundit në Kamerun e Angolë.
Nunci i ri shkon pranë dy kishave të reja, por plot zell e entuziazëm, në një Kontinent si Afrika, të ri, por plot shpresa.







All the contents on this site are copyrighted ©.