2009-04-30 17:41:08

Sri Lanka: vazhdojnë luftimet ndërmjet tigrave Tamil dhe trupave qeveritare


(30.04.2009 RV)Tensioni në Sri Lankë ku vazhdojnë luftimet ndërmjet rebelëve tamil dhe ushtrisë së rregullt, mbetet i lartë. Mbas refuzimit të qeverisë për të biseduar me rebelët për një armëpushim me qëllime humanitare, edhe vetë rebelët deklaruan se nuk do t’i lëshojnë armët. Ndërkaq Kombet e Bashkuara vazhdojnë përpjekjet për të arritur një armëpushim që t’i lejojë 50 mijë civilëve që gjenden të rrethuar, të kalojnë në një zonë të sigurtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.