Organizata Botërore e Shëndetësisë u kërkon Shteteve të marrin masa kundër gripit
të derrave.
(29.4.2009 RV)Shënohet viktima e parë
e gripit të derrave edhe në SHBA. Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet shëndetësore
vendase. Viktima është një fëmijë 23 muajsh nga Teksasi. Zyrtarët e shëndetësisë
Amerikane kanë saktësuar se është fjala për viktimën e parë të regjistruar jashtë
Meksikës, ku ka filluar epidemia e gripit të derrave. Presidenti i SHBA-së, Barak
Obama ka njoftuar se do të merren “masat maksimale” kundër përhapjes së infektimit
nga virusi H1N1 e situata do të monitorohet vazhdimisht për kontrolluar lëvizjet e
virusit ”. Në SHBA janë konfirmuar mbi 64 raste të prekjes nga sëmundja,
ndërsa në Evropë ka arritur në nëntë numri i pacientëve evropiane të prekur nga sëmundja
e gripit të derrave, edhe pse të gjithë kanë simptoma të lehta. “Situata ndryshon
çdo minutë ” tha komisari evropian për Shëndetësi, Vassiliou duke përmendur se në
Gjermania janë regjistruar tre raste të prekjes nga H1N1, katër raste në Spanjë e
dy në Britani të Madhe. Ndërkaq, nga Meksika mbërrin lajmi se nga 159 të
vdekur, vetëm në 7 raste viktimat kanë vdekur nga gripi i derrave. 1.311 persona ndodhen
të shtruar në spital, ndërsa rastet e dyshuara janë 2.498. Organizata Botërore e Shëndetësisë
u ka kërkuar të gjitha Shteteve të marrin masa për t'u mbrojtur nga gripi i derrave.