2009-04-29 18:12:00

Ikonosklastia


(29.04.2009 RV)Ikonosklasti (nga greqishtja εἰκόν - eikón, "figurë" e κλάω - kláo, "thyej") quhet Lëvizja fetare për thyerjen e ikonave, që mori hov aty nga gjysma e parë e shekullit VIII. Në bazën e kësaj lëvizjeje ishte bindja se adhurimi i tepruar i ikonave mund të çonte në idhujtari. Kjo bindje shkaktoi jo vetem një kundërvënie të fortë doktrinore në gjirin e Kishës, por edhe shkatërrimin material të një numri të madh ikonash, ndërmjet të cilave, disa nga kryeveprat e artit kishtar, që për më tepër njiheshin edhe si të mrekullueshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.