2009-04-28 15:41:19

Sri Lanka refuzon ndërmjetësuesin suedez Bild.


(28.04.2009 RV)Vihen në rrezik marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Sri Lankës dhe Suedisë. Qeveria e Kolombos i mohoi vizën e hyrjes Ministrit të Jashtëm të vendit nordik, Karl Bild i cili nesër do të vizitonte Sri Lankën me qëllim që të ndihmonte në arritjen e një marrëveshje paqeje për qëllime humanitare. Situata në vend mbetet kritike. Nga luftimet ndërmjet tigrave tamil dhe forcave qeveritare rreth 150 mijë banorë kanë mbetur në grackë në veri të vendit.







All the contents on this site are copyrighted ©.