2009-04-28 15:43:31

Kardinali Turan: prej myslimanëve presim një angazhim më të vendosur në respektimin e lirisë fetare.


(28.4.2009 RV)RealAudioMP3 Në Evropë janë një milion persona që rregullisht shkojnë në sinagogë, në kishë, në xhami. Janë persona që dëshirojnë të jetojnë për Zotin e në Zotin. Ata përfaqësojnë një thesar shpirtëror jashtëzakonisht të pasur e këndej duhet të jenë në dispozicion për Evropën”. Me këto fjalë, kardinali Zhan-Lui-Turan, president i Këshillit Papnor për dialogun ndërfetar, ka mbyllur takimin e delegatëve të Konferencave ipeshkvnore evropiane për marrëdhëniet me islamin, që u mbajt në Bordň të Francës. Dialogu ndërmjet myslimanëve e të krishterëve – shtoi kardinali Turan – është “një garanci për ne të krishterët sepse na obligon ta thellojmë fenë tonë, pasi që nuk mund të dialogohet mbi ambiguitetin”. “Ky dialog ndërfetar – shpjegoi kardinali – na jep edhe mundësinë për t’u treguar miqve tanë se ne i respektojmë ata”. “Presim prej tyre një angazhim më të vendosur e një ndërgjegjësim objektiv sidomos ndaj krishterimit e ndaj respektimit të lirisë së ndërgjegjes e të fesë, ashtu siç trajtohen nga dokumentet ndërkombëtare”.
Kardinali Zhan Pierë Rishard, kryeipeshkëv i Bordňsë e zëvendës president i Këshillit të Konferencave ipeshkvnore evropiane, pohoi më tej se Evropa ka një përgjegjësi unike: të bëhet laborator në të cilin të krishterë e myslimanë t’i tregojnë botës se është e mundshme të “jetosh së bashku, në mënyrë paqësore e në harmoni, me një stil jete të bazuar mbi mirëkuptimin e respektimin e tjetrit”.
Në Evropë ka edhe “disa Vende ku islami është pjesë dërmuese e popullsisë si në Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri e Turqi: prania e tyre – vrejti kard. Rishard – e ndryshon kornizën bazë historike, kulturore e fetare të Kontinentit të Vjetër, i cili vetëm deri para pak dekadash karakterizohej nga krishterimi”.
Atë Hans Vňcking, ekspert i islamit në Këshillin e Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, nënvizoi pastaj se si myslimanët janë pjesë “përbërëse e shoqërive evropiane”. Kjo prani kërkon një reflektim të posaçëm e të ndryshëm që është njëkohësisht baritor, shoqëror, bamirës e fetar”.
Po kujtojmë se në takimin e Bordňsë kanë marrë pjesë delegatë të 17 Shteteve të Evropës. Sipas të dhënave, myslimanët në Evropë janë afër 3 % e popullsisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.