2009-04-27 17:05:21

Tek Papa, presidenti bjellorus, Lukashenko.


(27.04.2009 RV)RealAudioMP3 Sot paradite Benedikti XVI priti në audiencë presidentin e Republikës së Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko i cili, më pas, i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme, Sergei Martinov, u takua me kardinalin Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, dhe me imzot Dominik Mambertì, sekretar për marrëdhëniet me shtetet.
Gjatë bisedimeve, të zhvilluara në një atmosferë pozitive – njofton një komunikatë e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – u fol për lidhjet ndërmjet fesë e arsyes dhe për dialogun ndërkonfesional e ndërkulturor. U trajtuan edhe tema me karakter ndërkombëtar, lidhur me promovimin e paqes dhe të progresit të vërtetë të njerëzimit si dhe me disa probleme të brendshme të vendit, argumente që kanë të bëjnë kryesisht me Kishën katolike në Bjellorusi dhe me perspektivat e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy palëve. U fol, së fundi, për bashkëjetesën paqësore ndërmjet bashkësisë katolike, asaj ortodokse e konfesioneve të tjera fetare.







All the contents on this site are copyrighted ©.