2009-04-27 17:04:02

Në Strasburg, tryezë e rrumbullakët mbi mësimin e fesë në Evropë


(27.04.2009 RV)I frymëzuar nga studimi i kohëve të fundit me titull “Mësimi i fesë: pasuri për Evropën”, do të mblidhet më 4 maj në Strasburg, një kuvend i organizuar nga Këshilli i Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, në bashkëpunim me misionin e përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë Këshillit të Evropës. Takimi me temë “Liri edukimi – liri fetare sot në Evropë” synon të kremtojë 60-vjetorin e krijimit të Këshillit të Evropës dhe të hapë diskutimin mbi mësimin e fesë në shkolla, në prag të zgjedhjeve evropiane. Nga ana e Kishës Katolike, theksohet gjithnjë e më tepër se mësimi i fesë nuk duhet të jetë thjesht katekizëm, por mjet për të rrrënjosur një etikë vlerash solidare të nevojshme për shoqërinë e sotme.








All the contents on this site are copyrighted ©.