2009-04-27 16:53:29

Kremtimi i festës së Zojës së Këshillit të Mirë në Shkodër.


(27.4.2009 RV)Bijtë e Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtores së shqiptarëve, u mblodhën sot rreth elterit të Shenjtërores së saj kombëtare rrëzë Kështjellës Rozafa në Shkodër, e rreth ipeshkvijve të tyre. Kremtimin e meshës solemne të festës, sivjet e kryesoi ipeshkvi i Sapës imzot Lucian Avgustini, në bashkëkremtim me të gjithë ipeshkvijtë katolikë të Shqipërisë. Në meshë ishin të pranishëm meshtarë, rregulltarë, rregulltare e sidomos me mijëra besimtarë të ardhur nga të gjitha viset shqiptare. Zoja e Këshillit të Mirë – u theksua në homelinë e meshës, nuk i harroi kurrë banorwt e kwtij vendi tw martirizuar – as në kohën e kalvarit të popullit shqiptar gjatw diktaturës komuniste, as në kohët e kalvareve të tjera, përjetuar gjatë shekujsh. Nëna e Këshillit të Mirë gjithmonë qe ngushëllim e mburojë e popullit tonë të dashur shqiptar, e edhe sot na tregon shtegun e jetës së vërtetë. Më hollësisht mbi kremtimin e festës së Zojës së Këshillit të Mirë në Shkodër dhe të 18-vjetorit të meshës së parë të don Gjergj Simonit, të ndjekim shërbimin e Jolanda Babës nga Qyteti i VeriutRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.