2009-04-27 17:04:14

Drama e civilëve në Sri Lankë: qeveria ngadalëson ofensivën


(27.04.2009 RV)Rëndohet nga ora në orë gjendja humanitare e dhjetra mijëra civilëve në Sri Lankë, në zonat e luftimeve ndërmjet Tigrave Tamil dhe ushtrisë qeveritare. Qeveria e Kolombos, pasi ka hedhur poshtë thirrjen për armëpushim nga ana e rebelëve, vendosi sot paradite të ndërpresë operacionet ushtarake, për të shmangur viktima të reja civile. Nga ana tjetër, Tigrat Tamil e kanë përgënjeshtruar vendimin. Për gjendjen e civilëve na flet nga Sri Lanka, delegati i Kyqit të Kuq Italian, Rodolfo Pistoni:
Gjendja është mjaft dramatike për civilët brenda zonës së Tigrave Tamil. Problemi është se qeveria nuk i lë të kalojnë ndihmat humanitare. Aty gjenden rreth 300 mijë vetë e vetëm 50-60 mijë persona kanë dalë nga zona gjatë ditëve të fundit, pasi rebelët nuk i lënë të ikin. Nuk kanë më fuqi, janë pa ujë, pa ushqime e pa ilaçe. Epidemitë po përhapen.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.