2009-04-24 17:09:32

Frikë për të krishterët në Pakistan


(24.04.2009 RV)Në Pakistan, frikë për të krishterët pas sulmit të personave të armatosur pranë Karaçit. Gjashtë vetë u plagosën, ndër të cilët një fëmijë 11 vjeçar, në sulmin kundër një qyteti, ku strehohen rreth 700 familje të krishtera, 300 prej të cilave katolike. Dyshohet se personat e armatosur kanë qenë talebanë. Njerëzit e terrorizuar janë mbyllur nëpër shtëpitë, në muret e të cilave talebanët kanë shkruar parrulla për kthimin e të krishterëve në myslimanë.







All the contents on this site are copyrighted ©.