2009-04-24 17:09:16

60 të vdekur e 125 të plagosur në Irak


(24.04.2009 RV)Valë e re atentatesh në Irak gjatë 48 orëve të fundit. Pas masakrës së dyfishtë të djeshme, me një bilanc prej 87 viktimash, edhe sot, së paku 60 vetë kanë humbur jetën e 125 të tjerë janë plagosur në një atentat me kamikaze pranë mauzoleut shiit të imamit Kadum në Bagdad. Pak orë më parë, një grup i armatosur sulmoi një postobllok në Faluzha. Kjo dhunë duket se është përgjigjja e Al Kaidës ndaj arrestimit të pasardhësit të Al Zarkavit në krye të terroristëve në Irak.







All the contents on this site are copyrighted ©.