16 vjetori i vizitës së Papës Gjon Pali II në Shqipëri
Më 25
prill, bie 16 vjetori i vizitës së parë të një Pape të Romës në Shqipëri. Më
25 prill 1993 Ati i Shenjtë Gjon Pali II shkelte në tokën shqiptare duke puthur
truallin e atij vendi, që i kishte dhënë Kishës Universale kaq martirë për Krishtin,
pas një dimri të gjatë e të ashpër kaluar nën regjimin komunist. “Shqipëri qëndro
në lartësinë e detyrave që të presin” – pat thënë Papa atëherë duke u drejtuar të
pranishmëve në Tiranë dhe theksoi – “të mos harrohet e kaluara, por të shikohet e
të ndërtohet me guxim e ardhmja”. Vizita e Papës së paharruar Vojtila, që tani prehet
në Bazilikën e shën Pjetrit në Vatikan, i dha Shqipërisë hierarkinë e parë katolike
pas komunizmit e të gjithë qytetarëve u tregoi udhën e demokracisë. Vizita përkujtohet
si në Shkodër, ashtu edhe në Tiranë, dy qytetet që patin fatin të takonin e brohorasin
për Papën Gjon Palin II. Të dëgjojmë intervisten e kryeredaktorit tonë, don David
Gjugja me imzot Gjergj Frendon, ipeshkëv-ndihmës i Tiranës……