2009-04-23 15:56:14

Papa do të presë Sekretarin e Përgjithshëm të Lidhjes Arabe


(23.04.2009 RV)Papa Benedikti XVI do të presë në pasditen e nesërme, 24 prill, për një audiencë private në Vatikan, sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes Arabe, Amr Musa. Takimi bëhet vetëm pak javë nga nisja e Papës për shtegtimin e tij në Tokën Shenjte, udhëtim që do të përfshijë Izraelin, Palestinën e Jordaninë. Musa ndodhet në Romë për një konferencë në kuadrin e presidencën italiane të G8-ës, e sot u takua me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni. Nesër paradite do të pritet edhe nga presidenti i Republikës Italiane, Xhorxho Napolitano.
Lidhja Arabe është themeluar më 22 mars 1945. Në momentin e lindjes së saj, selia e Lidhjes u vendos në Kajro, por në vitin 1989, kur Egjipti nënshkroi marrëveshjen e paqes me Izraelin, duke njohur kështu ekzistencën e tij, selia u zhvendos në kryeqytetin e Tunizisë. 7 anëtarëve themelues të organizatës iu shtuan më vonë edhe 15 vende të tjera e 3 vëzhgues. Një nga vëzhguesit më të çuditshëm, pasi nuk ka arabë në popullsinë e vet, është Venezuela e Hugo Çavezit. Natyrisht, pjesëmarrja e saj në organizatën OPEC për naftën e afron me arabët e përtej oqeanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.