2009-04-21 17:31:09

Tokë Shenjte: Me rastin e vizitës së Atit të Shenjtë në Izrael mediat izraelite do të bëjnë të njohur në vend katolicizmin.


(21.04.2009 RV)Duket se në Izrael ka një injorancë të madhe për sa i përket njohurive të popullsisë mbi katolicizmin, mbi qëndrimin e Kishës ndaj hebraizmit dhe popullit hebre në veçanti.
Kjo gjë e bën edhe më delikate rolin e mjeteve të informimit që do të pasqyrojnë vizitën e Benediktit XVI në Tokë Shenjte. Pikërisht këtë pohoi në një intervistë për CNS edhe prof. Daniel Rosing, drejtor i Qendrës për Marrëdhëniet ndërmjet hebrejve dhe të krishterëve në Jeruzalem. Studjuesi thotë se krishtërimi nuk studjohet nëpër shkolla. “Edhe nëse ka ndonjë gjë që mësohet nëpër shkolla ajo është për kryqëzatat dhe për inkuizicionin. Nuk ekziston asnjë studim i krahasuar i besimeve fetare.” Lexohet në intervistën e prof. Rosing. I të njëjtit mendim është edhe rabini Ron Kronish, bashkëdrejtor i Këshillit për Bashkërendimin ndërfetar në Izrael, një organizëm ky që është i impenjuar në promovimin e njohjes reciproke të feve. “Të rinjtë që dalin nga gjimnazet nuk dinë asgjë për Koncilin II vatikanas.” u shpreh për agjencinë e lajmeve CNS rabini Kronish.







All the contents on this site are copyrighted ©.