2009-04-21 17:30:50

Shteti i Nju Jorkut: ipeshkvijtë i thonë “jo” ligjërimit të martesave ndërmjet homoseksualëve.


(21.04.2009 RV)Pas Vermontit, Ioovës, Konektikatit dhe Masaçusetsit edhe shteti i Nju Jorkut do të mund të legalizojë martesat e homeseksualëve. Ky projetkligj është paraqitur ditët e kaluara nga guvernatori i shtetit David Paterson. Në të njëjtën kohë ipeshkvijtë e tetë dioqezave të Shtetit të Nju Jorkut propozuan edhe një herë një deklaratë të cilën vitin e kaluar ia dërguan Kongresit për rrëzimin e këtij projektligji.
“Studimet më elementare të historisë, të sociologjisë, të biologjisë apo të teologjisë . lexohet në deklaratën e ipeshkvijve amerikanë – tregojnë të vërtetën e pakundërshtueshme se martesa është bashkimi ndërmjet një burri e një gruaje, të cilin asnjë shtet nuk duhet ta ndryshojë.”







All the contents on this site are copyrighted ©.