(21.4.2009 RV)Duk shfletuar kalendarin historik, sot më 21 prill përkujtojmë
2762-vjetorin e ditëlindjes së Romës. Është një datë më shumë legjendare sesa historike,
sepse tepër larg nga ditët tona. Gjithsesi, duke respektuar traditën, Roma vijon prej
shekujsh ta kremtojë ditëlindjen e vet çdo 21 prill, ditë në të cilën, sipas gojëdhënës,
qyteti u themelua nga Romuli. Ishte viti 753 para Krishtit, kur ai vuri gurin e parë
të këtij qyteti, që aq shumë do të përmendej në histori, mbi njërën nga shtatë kodrat
ku do të përhapej, e pikërisht mbi kodrën Palatine. Ditëlindja e Romës është festuar
nga banorët e saj që në botën antike me një festë të quajtur “Palilia”. E po kështu
edhe sot të shumta ishin veprimtarinë festive të të gjitha natyrave, duke filluar
nga kremtimet me veshje të epokës, tek vizitat në muzetë e shumtë që ka Roma, shëtitjet
pranë lumit Tiber e në vende tč tjera me bukuri e pasuri artistike të rralla, me koncerte
e aktivitete të ndryshme përkujtimore.