2009-04-18 16:29:40

19 prill 2009 Katër vjetori i zgjedhjes së Benediktit XVI: Pranvera e Timonierit të patrembur të Kishës


Sot bie katër vjetori i zgjedhjes së Joseph Ratzinger-it në selinë papnore. Në qendër të programit të tij, përvijuar qysh në ditën e parë, Krishti që është dashuri e që kërkon ta duash, ashtu sikur Papa na mëson në enciklikën “Zoti është dashuri”. Krishti është “miku” i çdo njeriu që di e do ta kërkoi, deri sa të bëhet zbulim i mahnitshëm sikur ka qenë për Jozef Racingerin si person, sikur na ka dëshmuar me thjeshtësi të jashtëzakonshme në librin e tij kushtuar Jezusit, sikur na mëson me homelinë, katekizmat e fjalimet tjera publike. Pika tjetër qendrore e Papës Benediktit është njeriu me etjen e vet për të vërtetën që mund shuhet vetëm nga Zoti. Dialogu mes fesë dhe arsye, familja e mbrojtja e jetës, zbatimi i Koncilit të II-të të Vatikanit, impenjimi ekumenik e dialogu ndërfetar me fe tjera, në mënyrë të posaçme me Islamin. Sikur pohoi këtyre ditëve zëdhënësi i Vatikanit, Atë Lombardi: thelbi i papnisë së Benediktit XVI është t’i kthejë njerëzit në rrugën e Zotit, përmes dashurisë Krishtit. Përmes mësimeve, takimeve, udhëtimeve apostolike e kremtimeve liturgjike , Papa bart edhe mesazhin e pajtimit, të faljes e të paqes për të gjithë popujt e botës.
Këto pra janë disa pika themelore që Ati i Shenjtë Benedikti XVI i ka shpallur që nga dita e parë e papnisë së vet e të cilat është duke i çuar përpara që nga ai 19 prill i 2005, kur Konklava e pati thirr të zëvendësonte Papën Gjon Palin II-të.







All the contents on this site are copyrighted ©.