Përkujtohet me një simpozium në Pallatin e Qelqit, fjalimi i Benediktit XVI mbajtur
në OKB vitin e kaluar.
(17.04.2009 RV)Misioni i Vëzhgimit
të përhershën i Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara organizoi dje një Simpozium
për të përkujtuar kryevjetorin e fjalimit të Benediktit XVI mbajtur para Asamblesë
së Përgjithshme të OKB-së më 18 prillin e vitit të kaluar, gjatë shtegtimit të tij
apostolik në SHBA. Në takimin, që u mbajt pranë Pallatit të Qelqit, morën pjesë përfaqësues
të botës diplomatike, akademike e kishtare. Ish-ambasadorja e SHBA pranë Selisë Apostolike,
Meri Ejn Glendon, mbajti fjalimin kryesor, e ndjekur nga disa personalitete të tjera. U
përkujtua kryesisht çasti kur, para platesë ku ishin radhitur delegatët e OKB-së,
Benedikti XVI tërhoqi vëmendjen e të gjithëve mbi dy çështje themelore për jetën e
mbarë njerëzimit: mbi respektin e patjetërsueshëm të dinjitetit të çdo njeriu, që
është pika më e lartë e planit krijues të Hyjit, e mbi dëshirën për paqe, drejtësi,
bashkëpunim e ndihmë humanitare, parime mbi të cilat u hodhën themelet e vetë OKB-së.