2009-04-17 16:56:27

Moska i jep fund operacionit antiterrorizëm në Çeçeni


(17.04.2009 RV)RealAudioMP3 Në ditën në të cilën Moska deklaroi zyrtarisht se i ka dhënë fund operacionit antiterrorizëm në Çeçeni, ushtarët rusë janë ndeshur sërish me guerrilasit islamikë. Gjithsesi, të paktën në letër, dje përfundoi operacioni i filluar dhjetë vjet më parë, që e detyroi republikën islamike të Kaukazit të jetojë në gjendje lufte të përhershme. Ndër tragjeditë e përjetuara në vend, kujtojmë sekuestrimin e shkollës së Beslanit nga ana e terroristëve në vitin 2004, përfunduar me ndërhyrjen e forcave speciale ruse. Të dëgjojmë opinionin e Xhorxho Komait, i organizatës italiane “Observatori Ballkan-Kaukaz”:
Iniciativa ka për qëllim të forcojë më tej pushtetin e Kadirovit në territorin që administron, pra, në një farë mënyre, largimin e qeverisë së Moskës, duke ia lënë detyrën e rindërtimit krerëve lokalë. Por, do ta shohim nëse kjo do të jetë recetë për suksesin. Përsa i përket separatistëve, që kërkojnë pavarësinë, Rusia thotë se kanë mbetur 500, qeveria çeçene 100. Një pjesë është fshehur nëpër male e po kthehet gati në mit, në legjendë. Në këtë moment, nuk kanë mbështetje të madhe nga popullsia.







All the contents on this site are copyrighted ©.