FMN-ja: ekonomia do ta marrë veten vetëm në vitin 2010
(17.04.2009 RV)Viti 2009 do të jetë pothuaj me siguri një vit i tmerrshëm për
ekonominë globale: fjalët pa doreza janë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili gjithsesi,
parashikon se gjendja do të përmirësohet në vitin 2010, por kjo do të varet nga masat
që do të merren. “Nuk ka zgjidhje lokale për një krizë globale” – paralajmëron drejtori
i përgjithshëm Dominik Shtraus-Kan.