2009-04-16 17:18:12

Në Suedi, takimi i grupit të koordinimit për universitarët


(16.04.2009 RV)Që nga dita e nesërme e deri më 19 prill, në Upsala të Suedisë, do të zhvillohet takimi i Grupit të Koordinimit të Seksionit universitar të Komisionit Katekizmi-Shkolla-Universiteti i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës. Gjatë punimeve, pjesëmarrësit do të informohen mbi takimet e ardhshme të studentëve (korrik 2009) dhe të delegatëve kombëtarë (shtator 2009). Më 19 prill do të diskutohet mbi formimin e kapelanëve të Universitetit. Punimet do të përfundojnë me meshën e kremtuar nga nunci apostolik në Suedi.







All the contents on this site are copyrighted ©.