2009-04-16 17:18:00

Komisioni Papnor Biblik mbi temën "Frymëzimi dhe e vërteta e Biblës"


(16.04.2009 RV)Komisioni Papnor Biblik do të mbajë Sesionin e tij të përgjithshëm vjetor nga data 20 deri më 24 prill, në Domus Sanctae Marthae, në Vatikan, nën kryesinë e kardinalit Levada. Jezuiti, atë Klemens Shtok, pro-sekretar i përgjithshëm, do të drejtojë punimet e asamblesë. Është mbledhja e parë e Komisionit Papnor Biblik, pas rinovimit të pjesshëm të anëtarëve të tij. Gjatë punimeve do të shqyrtohet një studim i ri me temë “Frymëzimi dhe e vërteta e Biblës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.