(15.04.2009 RV)Katedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër u bë gjatë Pashkëve strumbullari
i të gjitha kremtimeve, të kryesuara nga kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Anxhelo
Masafra. Nata e Pashkëve qe e veçantë, pasi pikërisht gjatë pritjes së Ngjalljes së
Jezu Krishtit, katër familje u pajtuan, duke i falur gjakun njëra-tjetrës. Të dëgjojmë
informacionin e Jolanda Babës