2009-04-15 18:52:48

Nesër Benedikti XVI mbush 82 vjet: “Për shumë vjet ditëlindjen!”.


(15.04.2009 RV)RealAudioMP3 Sot, një numër i madh besimtarësh, të pranishëm në audiencën e përgjithshme,, shprehën dëshirën ta uronin Benediktin XVI për 82-vjetorin e ditëlindjes. Me mikrofonin tonë, në Sheshin e Shën Pjetrit, regjistruam disa prej urimeve të tyre:

Përgjigje: Joyeaux anniversaire …
Gëzuar ditëlindjen!
Mbi të gjitha, një falënderim të përzemërt Atit të Shenjtë për Vitin meshtarak, që do të kremtohet me rastin e 150- vjetorit të vdekjes së famullitarit të Arsit, shën Gjon Vianeit e që ne po përgatitemi ta jetojmë si meshtarë të vërtetë, ashtu si dëshiron Papa: meshtarë të kënaqur, të gëzueshëm e, sidomos, meshtarë që dinë t’ua çojnë Krishtin të tjerëve. Urimi më i mirë është vijimi i ecjes në këtë rrugë, duke i uruar edhe jetë të gjatë Papës, për shërbimin e tij e apostullimin e tij mes nesh.

Përgjigje: - Dëshiroj t’i bëj një urim të përzemërt për ditëlindje: na shoqëroftë sa më gjatë në këtë veprimtari të madhe. Dua të theksoj se është njeri shumë i ndritshëm, që flet me zemër të hapur e di të komunikojë mrekullisht mirë edhe me të rinjtë.

Në kor: Herzlichen Glückwunsch zum Geburtstag, Papst Benedikt!

 
Pyetje: - Ç’ urim dëshironi t’i bëni?

 
Përgjigje: - Po i jep shumë Kishës; një reflektim brenda saj, por jo i mbyllur në vetvete. Papa po vë në dukje gjithë traditën e Etërve të Kishës e posaçërisht, po nxit dialogun me botën, e cila e ka humbur sadopak lidhjen me Zotin. Uroj, prandaj t’i risjellë botës kuptimin e Zotit, pa u mbyllur në vetvete.

Përgjigje: - Sigurisht, që vitet e ardhshme të jenë shumë të bukura, si ato të shkuarat, posaçërisht që prania e tij të jetë e gjatë e ashtu siç është sot”.

Përgjigje: - Mbi të gjitha një urim Papës për 82- vjetorin e tij nga ana Busto Arsicios, Papa është një shembull, që meriton të ndiqet nga të gjithë të rinjtë, gjë që e tregojnë dy DBR-së, të cilat i shërbyen mbarë botës. Dëshiroj ta falënderoj Papën për gjithë sa bën për ne e t’i bëj një urim të sinqertë.

Përgjigje: - Gjithë të mirat, Benedikt!







All the contents on this site are copyrighted ©.