2009-04-14 16:55:32

Demonstruesit tajlandezë tërhiqen nga protestat


(14.04.2009 RV)RealAudioMP3 Në Tajlandë morën fund protestat antiqeveritare të “bluzave të kuqe” siç quhen ndryshe besnikët e ish-kryeministrit Taksin. Sheshi i protestave në Bangkok u braktis pas ndërhyrjes së djeshme të ushtrisë për të shpërndarë demonstruesit, të cilët kishin djegur autobusë dhe autocisterna me karburant. Nga përleshjet me policinë pati afro 100 të plagosur, ndër të cilët edhe 23 ushtarë. Mori fund kështu paralizimi i kryeqytetit, i cili mbahej peng prej tri javësh nga demonstruesit të drejtuar në lidhje video nga ish-kryeministri Taksin. Por më hollësisht mbi situatën në vend flet specialisti i çështjeve së Lindjes së Largët, gazetari Stefano Vekia:

Pyetje: Demonstruesit nuk nxorën gjë në dritë nga kjo protestë, kërkesat e tyre nuk u plotësuan, apo jo?

Përgjigje:Kjo qe një revoltë e pashpresë. Dje u shfaqën edhe shenjat e para të pakënaqësisë së popullsisë për bllokimin e rrugëve dhe për dhunën që treguan demonstruesit. Po kujtoj këtu se të vetmit të vdekur deri tani janë dy tregtarë të cilët mbetën të vrarë pikërisht nga një përleshje ndërmjet protestuesve dhe ushtrisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.