2009-04-12 17:40:18

Vinçenc Prennushi: 'Ngadhnjyesit të Dekës'


Ngadhnjyesit të Dekës
Me dy krahë arit u pershkue nji Ęjell
e preku drandofillet, çilë porsa,
e u tha: “Tash hapnie gjethin t’uej kah dielli
e veshniu n’njyme t’gjalla e t’erës s’mirë
perhapnie gjith visarin”.
E kaloi Ęjlli prej njaj dege m’tjetren,
e me krahë t’vet çerdhet e reja preku,
e u tha: “Sa jeni zogj, t’aguemen dielli,
keni per t’kndue vallet qi u don zęmra,
per Krishtin Mbret të Njallun.”
E n’at pershkim agimit desht t’i lęte
nji dritë krejt t’ ré e valle qi ishin qielle…
Kumbonët e të gjitha kishve aj i preku,
e u tha; “Largonie dhimben, qi pa zâ
u la; sot brohorija.
prej jush t’ shperthejë, njashtű si u a lypë natyra”.
Mandej flutrim kthei Ęjlli prap kah qiella,
E aty punoi n’kunoren e ngadhnjimit,
Tue pritë, nder mija çetash t’ Ęjve tjerë,
Zotin e vet të Njallun.
E agon, qe dita e re, shperthen hareja,
lule, erë t’kandshme, harmoně qiellore,
gjithkah veç valle zogjsh e ushtimë kumbone:
me gjith lumín e vet, qe Krishti njallet
e mbushë zęmrat me gzime.

Primula Veris (pseudonim i Imzot Vinçenc Prennushit)

Marrë nga revista ‘Zâni i Shna Ndout”.







All the contents on this site are copyrighted ©.