Fan Noli:Krishti me kamçikun Në kështjellë t’atdheut, në tempull të fesë Janë
shtruar sarafët pa shpirt e pa besë, Tregtojn’ e gënjejnë, rrëmbejn’ e sfrytojnë, Thon’ashtu
Israelin e mbrojn’ e shpëtojnë.
5 Shtrembërojnë kanunet, i marrin në dorë, Dhe
shkëlqejnë në kish’ e në fron me kurorë, Vegjëlia për ta batërdisen e vriten Dhe
kështu parasitët gjakpirës po rriten.
Tradhëtori dinak, hipokrit e kusar 10
Na u ngrit gjer në kulm’ dhe u bë kryetar; Nënë zgjedhën besnikët për vdekje lëngojnë Se
mëkat e mallkim kryengritjen kujtojnë.
Çdo i shenjt’ideal, çdo shtëpí Perëndie, Ishte
bërë dyqan dhe pazar tregëtie: 15 Kush fitonte më tepër, ay ishte usta, Dhe
kush nuk plaçkitëte ish krejt budalla.
Kur e pa këtë zi dhe këtë errësirë, Krisht
i ëmbël u ndes dhe u bë i vështirë: Me kamçik e me fshikull sarafët i dboi 20
Dhe nga larot gjakpirës atdhen’ e shpëtoi.
Dhe Shën Pjetr’ i gëzuar ahere i
tha: “Ja, tani e ke nisur tamam, o usta! Me kërbaç e me shpatë mi ne mbretëro, Dhe
me forc’ e pahir na çliro, na shpëto”.
25 “Je gabuar, o Krisht, që u ke predikuar, Se
të marrët, të shurdhërit s’kanë dëgjuar; Ndreq kurrizin më parë, pastaj ndriço
trurin, Se shpirtrobi s’ çlirohet askurrë pa drurin.”
Jesu Krishti s’dëgjoi,
dhe s’e mori vesh mikun, 30 Dhe me lot i penduar e hodhi kamçikun, Dhe i tha:
“S’e ka fajin kurrizi, po truri, Se lirin’ e sjell drita e mendjes, jo druri”.
“Merre
prap kamçikun, Shën Pjetrit u përgjeq, Se përndryshe kjo punë na del mos më keq. 35
Përkdhelu kurrizin dhe do të t’besojnë Vraji, shtypi, dhe shtryldhi, dhe do t’adhurojnë”.
Jesu
Krishti s’dëgjoi, dhe s’e mori vesh mikun, Dhe s’u unj përsëri që ta merrte kamçikun: Dhe
e kapnë kamçikun sarafët për fenë 40 Dhe e shempnë çlironjësin, fen’ e atdhenë.