2009-04-11 17:56:53

Arrin në 293 numri i të vdekurve të tërmetit në Abruco. Papa dhuron një shumë të madhe në para dhe 500 vezë prej çokollate për fëmijët.


(11.04.2009 RV)Një dhuratë të madhe në para për nevojat më urgjente të pas-tërmetit dhe 500 vezë prej çokollate Pashkësh për të vegjlit, që kanë mbetur pa strehë. Është gjesti i solidaritetit të Benediktit XVI për të dëmtuarit nga tërmeti. Njoftimin edha sot paradite drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Atë Federiko Lombardi. Kontributi i Papës iu dorëzua dje kryeipeshkvit të Akuilës, imzot Gjuzepe Molinari, nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone e nga sekretari i posaçëm i Papës, imzot Georg Gänswein.







All the contents on this site are copyrighted ©.