Papa Benedikti XVI ka ndër mend të shkojë në Abruco posa të jetë e mundur për ti sjell
ngushëllimin e tij personal popullsisë së goditur nga tërmeti.
(08.4.2009 RV)Personalisht Papa e dha lajmin sot gjatë audiencës së përgjithshme
mbajtur në Vatikan. “Shpreh edhe një herë afërsinë time shpirtërore – tha Papa – me
bashkësinë e dashur në Akuila e vende tjera që janë goditur ashpër nga tërmeti këtyre
ditëve, që ka shkaktuar shumë viktima, të plagosur e dëme të mëdha materiale”. “Edhe
një herë - vijoi Ati i Shenjtë Racinger – dua t’u them këtyre popullsive të dashura
se Papa ndan bashkë me ta dhimbjet e shqetësimet dhe posa të jetë e mundur do të shkojë
për t’i vizituar. Ta dini se Papa lutet për të gjithë, duke kërkuar përdëllimin e
Zotit për të vdekurit, ndërsa për familjarët dhe ata që kanë shpëtuar ngushëllimin
amnor të Zojës së Bekuar e mbështetjen e shpresës së krishterë”.