2009-04-08 16:24:12

279 viktima në tërmetin e Abrucit në Itali. Të premten funerali.


(09.04.2009 RV)Gjithnjë e më tragjik bilanci i viktimave në tërmetin që ka shkatërruar pothuaj krejtësisht Akuilën në Itali. Deri tani, shifrat zyrtare flasin për mëse 279 vetë, 16 prej të cilëve fëmijë, 1200 të plagosur, prej të cilëve rreth 100 rëndë, 20-30 persona që nuk gjinden, 27-28 mijë pa shtëpi.
Të premten, viktimave do t’u kremtohet funeral shteti, që do të kryesohet nga kryeipeshkvi i qytetit, imzot Xhuzepe Molinari. Sot në Akuila shkon atje edhe presidenti i Republikës, Xhorxho Napolitano.
Që nga fillimi i lëkundjeve e deri më sot, njfton Mbrojtja Civile, janë regjistruar mëse 350 tërmete, e mëse 180 vetëm në ditën e djeshme, kur tërmeti i mëngjesit dhe ai i mbrëmjes, pak para orës 20.00, u ndjenë mirë edhe në Romë. Rreth 60 prej këtyre lëkundjeve kanë qenë mbi 3 gradë të shkallës Rihter.







All the contents on this site are copyrighted ©.