2009-04-04 12:11:27

Liturgjia e Fjalës së Zotit të Dielës së Larit 'B'


(04.04.09 RV)RealAudioMP3 Dëgjues të nderuar ja përsëri në takimin tonë javor të shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës. Kësaj herët do të ndalemi tek Liturgjia e Fjalës së Zotit e Dielës së Larit apo e Dielës së Luleve, me të cilën Kisha e fillon Javën e madhe dhe të Shenjtë të Pashkëve.
Siç thamë më parë, me liturgjinë e kësaj së diele, e cila përkujton hyrjen solemne të Birit të Zotit, Jezu Krishtit në Jerusalem dhe historikun e mundimeve të Tija, Kisha, dëgjues të nderuar, na thërret të hyjmë në Javën e madhe të shenjtë të Pashkëve, do të thotë në kremtimin e mistereve themelore të fesë së krishterë: të mundimeve, vdekjes mbi kryq dhe ngjalljes së Jezu Krishtit, Shpëtimtarit të njerëzimit.
Kështu pra, Liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele na propozon dy ngjarje ngushtë të lidhura njëra me tjetrën: hyrjen e Jezusit në Jerusalem dhe mundimet e Tij. Pra kemi dy pjesë: ritin e bekimit të degëve të ullive apo të degëve të pemëve të lulëzuara, para Meshës, procesionin e besimtarëve me degë ullinjsh të bekuar dhe pjesën e dytë Meshën, gjatë së cilës tregohet historia e mundimeve të Jezus Krishtit.
Të ndjekësh Jezu Krishtit do të thotë të jesh më Të në momente të lavdishme e në momente të vuajtshme. Drama e Mundimeve na sjell të shohim Birin e Zotit për ne të përbuzur, të shpotitur, të varur mbi një kryq ku vdes për ne. Jezusi Zot besnik ndaj planit e vullnetit të Atit e besnik ndaj dashurisë për njerëzimin mbarë. Jezusi Zot që ka marrë mbi vete braktisjen ekstreme në duar të Atit për të liruar njeriun nga mëkati e për t’ia kthyer edhe një herë gëzimin e bashkimit me Zotin.
Nga liturgjia hyjnore e dielës së larit, do t’i bartim degët e palmave e të ullijve me vete në shtëpitë tona, shenja kontradikte (kundërshtie). Këto degë na kujton hosanën, por edhe kurorën e martirëve; na sjellin paqen pas përmbytjes, por edhe djersen prej gjakut në kopsht të ullijve, derisa më besnikët i zë gjumi e tradhtari përgatitet për ta puthur Mësuesin Hyjnor.
Duhet të kujtojmë se të krishterë nuk na bëjnë ritet fetare, por pjesëmarrja në vuajtjen e Zotit në jetën tokësore.
E tani dëgjues të nderuar, ta dëgjojmë komentin e pjesës ungjillore që na përkujton hyrjen e Jezusit në Jerusalem dhe mundimet e Tij,pastaj komentin e liturgjisë së dielës së Larit do ta dëgjojmë nga dom Mark Shtjefni. Ketu mund te dëgjoni liturgjine e dieles se Larit….RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.