2009-04-04 14:50:07

Atë Leonard de Martino: Pushimi VIII-IX


Pushimi VIII

 
Jezu Krishti i flet grave t’dhimbshme

 
Oh Bija! Mâ mos kjani
Permbi ket shtat varrue
Se mir âsht me dertue
Vehten me gjâm e lot.

Kursenje, o grá fatzeza
Gjith per Sion vájtimin,
Kur t’ia flakrojn rrenimin
Gjygji t’ idhnuemit Zot!

Pushimi IX 
Jezu Krishti rrxohet per s’treti Zymt po shikjon Kalvarin
Shelbuesi e perlotohet,
Tuj dít se kot mundohet,
Per shum qi hater s’kan.

Ket punë nder mend tuj blue
Aq fort ia shton sikletin,
Qi e lshon permbys të shkretin
E shpirti i vjen m’e dhan.

L'Arpa di un italo-albanese’, Venedik 1881 (Harpa e një arbëreshi), fq 63-64.







All the contents on this site are copyrighted ©.