2009-04-02 15:11:44

Atë Leonard de Martino: "Udha e t’Shêjtes Kryqë: Pushimi II-III"


(02.04.2009 RV) Ju ftojmë në këtë kohë Krezhmësh, që i paraprin Javës së Madhe, ta ndjekim ditë për ditë Jezusin në Udhën e Kalvarit, me meditimet poetike të Atë Leonardo de Martinos, nga të parët që shkroi nji Udhë Krygje në gjuhën shqipe, duke e botuar në veprën e tij të mirënjohur ‘L'Arpa di un italo-albanese’, Venedik 1881 (Harpa e një arbëreshi).
Po e vijojmë sot Udhën e Kryqit me Pushimin II - III


Pushimi II

Jezu Krishti âsht ngarkue me kryq


I Drejti â bâ fajtuerë;
Po ia randuekën shtatin,
Për me resit mëkatin
Qi Adamin e ká bjerr.


Në Jezu Krishti shifet
Me t’madhe kryq ngarkue,
Ai faj do me pague
Qi na batisi n’terr.


Pushimi III

 
Jezu Krishti rrxohet t’parën hér

Krijuesi i rrozollimit
Permys në tok po rrxohet;
Kurrkush për Ta s’trazohet,
Medet, o qiell, medet.

Kur të shafisin njeri
Ia nep me shpirt dermanin;
Rá Krishti per insânin
E n’dhimbt kurrkend s’ká gjet.

L'Arpa di un italo-albanese’, Venedik 1881 (Harpa e një arbëreshi), fq 57-58









All the contents on this site are copyrighted ©.