2009-04-01 20:13:03

Atë Leonard de Martino: "Udha e t’Shêjtes Kryqë"


(01.04.2009 RV) Ju ftojmë në kët kohë Krezhmësh, që i paraprin Javës së Madhe, ta ndjekim ditë për ditë Jezusin në Udhën e Kalvarit, me meditimet poetike të Atë Leonardo de Martinos, nga të parët që shkroi nji Udhë Krygje në gjuhën shqipe, duke e botuar në veprën e tij të mirënjohur ‘L'Arpa di un italo-albanese’, Venedik 1881 (Harpa e një arbëreshi).
Po e nisim sot ‘Udhën e Kryqit’ me ‘Fillesën’ dhe ‘Pushimin I’.


Fillesa e “ Udhës t’Shêjtes Kryqë”

O Jezu i âmbl e i mír,
Ma shti në zemer
Mundimin tand t’ vështir!


Me tý, o Zot, po due
Udhën e Kryqs m’e njekun;
Due bashk me Tý me dekun,
Jetën due sot m’e dhan.


Ma ndolla i lig e i shkretë;
Ti prâ ma jep garjetin,
Falma, ti o Zot, kyvetin,
Mos t’ lodhem n’at zalldan.


Me gjakun tand t’pa –shmue
Shtekun ma çil tuj shkue;
At gjak qi e derdh për mue
Po e láj me lot gjithmon.


As drue se kam me ngelun
Tuj u njit për mal t’mundimit,
Kur Ti q’jé Zot dashtnimit
Me prín e me ndimon.


Pushimi I

Jezu Krishti âsht gjykue me dek.


Tem Zot aq fort të dashtun
Masi për dek gjykove,
Pilat, ruej se gabove;
Fajn ku ia gjen, pade ?

Ti jé zábit me hile,
Nuk t’len me pâ verbimi:
Ne kjoft tu Ai gabimi
Deksha edhe un’ me Te!

L'Arpa di un italo-albanese’, Venedik 1881 (Harpa e një arbëreshi), fq 55- 56







All the contents on this site are copyrighted ©.