2009-03-30 18:26:38

Filluan në Vatikan punimet e Komisionit për Kishën Katolike në Kinë


(30.03.2009 RV)Që sot paradite, filluan në Vatikan punimet e Komisionit për Kishën Katolike në Kinë. Ky komision është themeluar nga Papa Benedikti XVI në vitin 2007 për të studiuar çështjet më të rëndësishme të jetës së Kishës në vendin aziatik. Në mbledhjen e parë të Komisionit, nga 10 deri më 12 mars 2008, u shqyrtua Letra që Ati i Shenjtë u dërgoi katolikëve kinezë më 27 maj 2007, mënyra si u prit ajo brenda e jashtë Kishës, për të përvijuar të ardhmen e bashkësisë katolike në Kinë. Kësaj radhe, në mbledhjen që do të përfundojë pasnesër, po merren në konsideratë disa aspekte të jetës së Kishës në dritën e Letrës së Papës. Në qendër të diskutimeve janë çështje fetare aktuale, të rëndësishme.







All the contents on this site are copyrighted ©.