2009-03-30 18:33:00

Dëmtohet nga zjarri Kisha e qytezës së Repsit (Mirditë).


(30.03,2009 RV)Kisha e qytezës së Repsit, jo shumë larg Kampingut të kompanisë ndërtuese të autostradës Rrëshen-Kalimash, u përfshi nga flakët, duke rrezikuar jetën e motrës Frida, rregulltare italiane, prej dhjetë vjetësh misionare në Mirditë. Misionarja italiane shpëtoi nga djegia, falë vigjilencës së Merita Kolës, që shërben në këtë objekt kulti. Vajza e pikasi shpejt zjarrin dhe, si e nxori motër Fridën përjashta, njoftoi menjëherë policinë, banorët e pallatit aty pranë dhe forcat e sigurisë së kampingut. Pak çaste pas njoftimit, arriti personeli zjarrfikës i kampingut i cili, së pari, i dha ndihmën e shpejtë murgeshës. Pastaj, duke përdorur një autobot me ujë dhe tri mjete të tjera për shuarjen e flakëve, e shpëtoi kishën. U dogj vetëm bujtina e motrave, ndërsa ndërtesa e kultit, ndërtuar dhjetë vjet më parë, pati vetëm pak dëmtime.
Kjo Kishë, qendër e shërbimit shpirtëror për gjithë bashkësinë katolike të zonës, u ngrit nga themelet me ndihma të huaja humanitare. Sipas njoftimeve të para, zjarri duhet të ketë shpërthyer për shak të një bombole me gaz, që ndodhej në kuzhinë.

(Njoftim i marrë nga gazeta ‘Shekulli’







All the contents on this site are copyrighted ©.