2009-03-28 17:50:45

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 5-të të Kreshmëve, “B”.


(28.3.2009 RV)RealAudioMP3 Dëgjues të nderuar, ja përsëri në takimin tonë javor me Fjalën e Zotit të liturgjisë hyjnore të së dielës, kësaj herët do të dëgjojmë dhe meditojmë së bashku leximet biblike të dielës së 5-të e të fundit të kohës së Kreshmëve të ciklit të dytë, sipas kalendarit kishtar.
Pashkët janë afër, po çka do të thotë të kremtosh Pashkët? Cka domethënë të përkujtosh Pashkën e Jezusit? Në këtë na përgjigjet leximi i parë i kësaj së diele nga Jeremia profet:Do ta shkruaj ligjin në zemrën tuaj” “ (Jer 31,33). Pashkët vinë në zemër! Atëherë nëse nuk ndryshon zemra, nuk ka Pashkë. Nëse nuk rritet dashuria, mirëkuptimi, solidariteti brenda shtëpive tona, nuk ka Pashkë. Nëse nuk bëjmë gjeste pajtimi me ata që na bërë të vuajmë, nuk ka Pashkë. Sidomos nëse nuk e pranojmë Jezu Krishtin në jetën tonë duke u bërë një gjë e vetme me zgjedhjet e Tij, me përcaktimet e Tija, nuk ka Pashkë.
Po Krishti çfarë të risie ka sjell në botë? Ta dëgjojmë Ungjillin e kësaj së diele, që na paraqet Jezusin në javën e mbramë të jetës së Tij. Jezusi gjendet në Jerusalem, në mesin e njerëzve: Zoti ndër njerëz!
Disa u kërkojnë apostujve: Duam ta shohim Jezusin! Duam ta njohim! Është kjo një pyetje e ligjshme, një kërkesë që përsëritet me të drejtë, një pyetje që lexohet në sytë e shumë njerëzve. E megjithatë, nëse dikush sot do të na kërkonte neve: ‘Më ndihmo ta njoh Jezusin!’, ne çka do të përgjigjeshim? Vështrimi jonë i fesë na mundëson ta shohim Jezusin e ta takojmë në fjalën e tij e në bukën e tij, në dashurinë e mirësinë e çdo njeriu.
Liturgjia e Fjalës së Zotit e kësaj së diele të 5-të të Kreshmëve, na fton të depërtojmë thellë në misterin e Jezusit, që dëftohet në vdekjen e ngjallen e tij, dhe të kuptojmë domethënien shpëtimprurëse të këtij misteri për jetën e njeriut. Për të na kthyer besëlidhjen me Atin Qiellor, Jezusi ka vdekur porsi kokrra e grurit që zhduket në tokë që të mbin në një jetë të re. Më tepër mund të dëgjoni këtu leximet biblike dhe komentin......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.