Lutje e veçantë për udhëtimin e Papës në Tokën e Shenjtë
(25.03.2009 RV)Pas pak më shumë
se një muaj – nga 8 deri më 15 maj – Papa Benedikti XVI do të kryejë vizitën e tij
të parë apostolike në Tokën e Shenjtë. Në përgatitje të kësaj ngjarjeje historike,
Patriku Latin i Jeruzalemit ka bërë publike “Lutjen për udhëtimin e Papës në Tokën
e Shenjtë”, në të cilën i kërkohet Zotit “një moment përtëritje e hiri të veçantë”
për këtë rajon të martirizuar, që ruan kujtesën e lindjes së krishterimit në botë.
Ja lutja, të cilën mund ta thotë çdo besimtar: “O Jezu Krisht, në Pasardhësin
e Shën Pjetrit Kisha ka pasur gjithnjë në histori, një udhëheqje e një bari, i cili
i ka treguar rrugën që duhet përshkuar për të plotësuar vullnetin e Zotit Atë. Po
të besojmë këto muaj përgatitjesh për vizitën e Papës sonë Benedikt. Na dhuro Shpirtin
tënd të Shenjtë, që të dimë të përgatitemi me lutje, që kjo vizitë të jetë për Tokën
e Shenjtë moment ripërtëritjeje e hiri të veçantë”.