(24.03.2009 RV)Etimologjia e emrit “Katerina” vjen nga greqishtja e do të thotë
“grua e pastër”. E tillë ishte Katarina Ulfsdoter, e njohur si Katerina e Suedisë,
vajza e dytë e 8 bijve të shën Brigjidës, mistikes së madhe suedeze që shënoi thellësisht
historinë, jetën e letërsinë e vendit skandinav. Lindur në vitin 1331, në moshë shumë
të re, Katerina u martua me Edgarvon Kyren, fisnik me gjak, por sidomos në shpirt.
Ai jo vetëm pranoi dëshirën e vajzës për të ruajtur virgjërinë, por bëri edhe të njëjtin
kusht. 19 vjeç, Katerina shkoi tek e ëma në Romë, ku mori pjesë në jetën e saj intensive
fetare e në shtegtimet e shën Brigjidës. Pas vdekjes së shenjtes, Katerina ktheu trupin
e së ëmës në atdhe e, në vitin 1375, hyri në kuvendin e Vadstenës. Në vitin 1380 u
zgjodh eprore e kuvendit. Vdiq më 24 mars 1381.