2009-03-24 16:43:29

Papa në Lindjen e Mesme: fillon lutja nga Betlehemi


(24.03.2009 RV)RealAudioMP3 Udhëtimi i Papës Benedikti XVI në Afrikë përfundoi, por besimtarët mendojnë për shtegtimin e tij të ardhshëm në Lindjen e Mesme. Ka filluar që tani lutja, që kjo vizitë e re e Atit të Shenjtë të sjellë përtëritjen shpirtërore, paqen e qëndrueshmërinë në zonë. Nisma është e rregulltareve të Instituteve e kongregatave të ndryshme të pranishme në Betlehem e Jeruzalem, që në këtë mënyrë përgatiten për ta pritur Papën në etapat e udhëtimit të tij në Izrael e në Territoret palestineze. Çdo ditë, në orën 18.00, çdo murgeshë, në vendin ku ndodhet, ndërpret veprimtarinë dhe thotë Atynën. Krijohet kështu një zinxhir lutjesh, që do ta shoqërojë Benediktin XVI edhe gjatë udhëtimit. Të krishterët e Tokës së Shenjtë e presin me padurim, pasi janë të etur për një fjalë inkurajimi nga Bariu i Kishës. Gjithnjë e më tepër, ata po largohen nga këto vende, ku paqja dhe e ardhmja nuk janë të sigurta. Është e nevojshme t’u jepet atyre shpresë se gjërat do të ndryshojnë.







All the contents on this site are copyrighted ©.