Analiza e don Lush Gjergjit, në 10-vjetorin e fillimit të luftës në Kosovë
(24.03.2009 RV)Kisha Katolike ka qenë dhe është në vijën e parë të frontit
për të ndihmuar popullin e Kosovës të rindërtojë vendin dhe shoqërinë. Kujtojmë dhjetë
vjet më parë, ndërhyrjet e Papës Gjon Pali II për të denoncuar spastrimin etnik të
Millosheviçit në Kosovë, kujtojmë punën e diplomacisë vatikanase, impenjimin e Kishës
në vend e me refugjatët në Shqipëri e gjetiu. Kujtojmë se edhe Radio Vatikani, filloi
dhjetë vjet më parë një emision të veçantë për Kosovën, të përqëndruar në gjetjen
e personave të humbur e në bashkimin e tyre me familjet, në pasqyrimin e ndihmave
të Kishës, në përpjekjen për zgjidhjen e problemeve, që vinin nga terreni. Cili është
sot roli i Kishës Katolike në vend e si e përjeton ajo dhjetëvjeçarin e ndërhyrjes
së NATO-s? Të dëgjojmë meshtarin kosovar don Lush Gjergji, në mikrofonin e Katarina
Nushit