2009-03-22 10:12:29

Vdesin dy të reja angoleze, para fillimi të takimit me Papën, i cili shpreh dhimbjen e tij të thellë


(22.03.2009 RV)Dje pasdite mijëra të rinj shkëmbyen përqafimin me Benediktin XVI në Stadiumin luandez dos Kokueiros. Në një atmosferë emocioni të fuqishëm Ati i Shenjtë rikujtoi fjalët e Krishtit: “Ju jeni fara e hedhur në tokë nga Zoti; ju jeni e ardhmja!”.Fatkeqësisht, për shkak të turmës vigane që shtyhej në hyrjen e stadiumit të Luandës, humbën jetën dy të reja, 40 të rinj u plagosën. Autoritetet angoleze nuk dhanë asnjë njoftim për këtë ngjarje të hidhur deri në mbrëmje vonë. Nuk u vunë në dijeni as Benedikti XVI e as delegacioni vatikanas. Njoftimet e para u morën vetëm në mbrëmje vonë. E Papa – sipas pohimit të drejtorit të Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi – shprehu dhimbjen e tij të thellë për vdekjen e dy të rinjve.







All the contents on this site are copyrighted ©.