2009-03-22 19:05:07

Një delegacion vatikanas, në Spitalin e Zojës së Dhimbshme në Luandë, takohet me familjarët e viktimave të Stadiumit.


(22.03.2009 RV)Sot, në orën 15. 15, një delegacion i Vatikanit, i përbërë nga kardinali Bertone, imzot Filoni, Nunci në Angola, ipeshkvi i Luandës e nga imzot Filomeno, koordinator i Komisionit të veprimtarive për shtegtimin e Benediktit XVI, shkoi në Spitalin e Zojës së Dhimbshme. Këtu u prit nga ministri i punëve të jashtme, ministri i kulturës e nga qeveritarja e Luandës. Në një dhomë të vogël delegacioni u takua me familjarët e Selinës, njerës nga vajzat që vdiq në Stadiumin dos Kokueiros e që tashmë është identifikuar. Ishin të pranishëm e ëma (vejushë), gjyshërit, një teto, motra e madhe dhe tre vëllezërit më të vegjël (gjithsejt 10 vetë). Selina ishte katekiste e vlerësuar shumë në famullinë e Shën Pjetrit në Luandë. Edhe motra e madhe është katekiste në të njëjtën famulli. Pasi shprehu ngushëllimet, delegacioni bëri homazhe para dy trupave të mbështjellë me çarçafë të bardhë e më pas, i bekoi. U kërkuan edhe njoftime të tjera lidhur me aksidentin. Ngjarja ndodhi para takimit, pranë portës n. 4 të stadiumit. Numri i të plagosurve është 89. 57 prej tyre janë të shtruar në Spitalin e Zojës së Dhimbshme, 32 të tjerë, në një spital tjetër. Asnjëri nuk është rëndë. Vizita zgjati një gjysëm ore.







All the contents on this site are copyrighted ©.