Shtegtimi XI i Papës: Shtypi online dhe agjensitë ndërkombëtare; titujt më interesantë.
(21.03.2009 RV)Edhe në këto 24 orët e fundit (ndonëse më pak), në shtypin online
vijoi diskutimi e polemika mbi prezervativët. Mund të themi se kjo pjesë përfaqëson
20% të materialit të monitoruar, ndërsa 80% i informacionit dixhital përqendrohet
rishtas tek mësimet e Papës. Jehonë ndërkombëtare pati posaçërisht arritja e Papës
në Luandë, sidomos për praninë e panumërt të angolezëve nëpër rrugët, gjë që s’ishte
parë kurrë në Jaunde. Pastaj hynë në rrjet shumë tituj kushtuar fjalëve të Papës
kundër abortit si dhe të ashtuquajturit ‘shëndet riprodhues’. Dukej sikur do të shpërthente
një stuhi e re kritikash, por në fund nuk ndodhi kështu. U ndje më tepër një farë
shtimi i informacionit, me interes perëndimor, por jo afrikan. Madje i gjithë shtegtimi
po shikohet me syrin e problemeve, që interesojnë më tepër opinionin perëndimor. E
kjo, edhe pse agjensitë më të mëdha të shtypit, si Ansa, Agi, AdnKronos, Asca, Efe,
Reuters, Associated Press, Kna, AFP, AFP-AF janë pikërisht perëndimore. Po kujtojmë
disa tituj kryesorë:
Correio Manha: Mijëra besimtarë ndjekin kortezhin
e Papës; 10 mijë policë për sigurinë; Papën e presin 25 mijë të rinj në festë; Më
shumë përpjekje kundër varfërisë;
Le Monde: Papa thekson se paqja
mund të sigurohet vetëm me drejtësi; Ati i Shenjtë kërkon të luftohet kundër varfërisë: Papa
sulmon përsëri: ‘Jo!’ abortit; Papa flet me ironi: mendojnë për abortin, për të
mbrojtur shëndetin e gruas; Papa pritet me entuziazëm; Jo ligjit të më të fortit; Parku
zoologjik i Papës: një gjarpër, një kolà, një maçok e tani, edhe një breshkë. Katolikët
kundër Papës në Francë; Solidariteti i Patrikut të Moskës; Osservatore Romano
kundër mass-mediave.
Unità: Papa u kërkon Kishave afrikane të luftojnë
kundër Sidës; Horizonti im është mbarë Afrika; Papa mallkon shumëkombshet; Papa
largohet nga Kameruni duke përshëndetur të fundmit: pigmejtë; Viruset më të rrezikshme
janë padrejtësia e dhuna;
Times: Papa është përkrah të varfërve
në Angolën e pasur me naftë;
Reuters: Jo abortit ndërmjet mjekimeve
për mbrojtjen e shëndetit të gruas; Jo abortit si terapi; Jo shtypjes së grave; Jo
shfrytëzimit seksual; Racinger nuk bën lëshime: të mbytësh nuk është shëndet riprodhues!
Associate
Press: Papa i thotë jo padrejtësisë shoqërore; Kisha është në shërbim të
pajtimit; Benedikti XVI gjatë shtegtimit të tij apostolik në Kamerun; Sida:
Papa ripohon rolin e Kishës; Papa: Feja e vërtetë nuk mund ta pranojë dhunën; Vendet
e pasura t’i mbajnë premtimet; Shkandulli i një Pape, që kërkon ta humanizojë seksualitetin; Për
Papën ka shumë ndryshim ndërmjet seksualitetit njerëzor e atij kafshëror: e për ty?;T’i
jepet fund një herë e mirë korrupsionit!