2009-03-20 17:24:51

Vizita e Papës në Afrikë, parë nga shtypi dhe agjensitë ndërkombëtare të lajmeve


(20.03.2009 RV)Pas një stuhie të vërtetë shkrimesh, që karakterizuan fillimin e vizitës së Papës dhe pohimet e tij të para, që nga ora 11.00 e ditës së djeshme, u rikthye një farë qetësie e drejtpeshimi në informacionin kushtuar shtegtimit të Atit të Shenjtë në Kamerun e Angola. Megjithatë, polemikat e kritikat vijojnë akoma. Gjithsesi vëmendja po përqendrohet edhe tek përmbajtja e magjisterit, posaçërisht tek homelia e Meshës së djeshme në stadiumin e Jaundesë dhe fjalimi drejtuar bashkësisë myslimane.
Mund të thuhet se 40% e informacionit vijon të merret ende me pjesën polemike e 60%, me atë jo polemike.
Nuk lexohen akoma artikuj më të arsyeshëm mbi çështjen “prezervativi mund ta shtojë epideminë”, por gjithsesi nisin të duken reflektime të tipit:
- e sikur Papa të ketë thënë një fjalë, që meriton të studiohet më thellësisht?
-e sikur Papa të ketë shtruar për zgjidhje një problem të vërtetë, që duhet vënë në diskutim.
-e sikur Papa të ketë folur mbi bazën e sigurt të materialeve shkencore interesante?
Gjejmë edhe shkrime mbi rolin e ndërrmarrjeve farmaceutike në këtë drejtim.
Po kujtojmë vetëm disa tituj
Telegrapf: Umberto Bosi: “Papa ndoshta nuk e ka parasysh realitetin vendas”;
“ Potere në Evropë” pas fjalëve të Papës”
Le Monde: “Angola: Byroja politike e MPLA përshëndet Papën”;
“Afrika është në rrezik përballë fuqive të pashpirt”;
“Jo pushtetit të parasë që i përbuz të varfërit”;
“Papa ipeshkvijve afrikanë: pajtim, paqe, drejtësi”;
Angop: “Kisha e të sëmurët: në vijë të parë të frontit, si gjithmonë”
Le Temps dhe agjensitë franceze: “Papa myslimanëve: së bashku kundër dhunës!”;
“Mesha përballë 55 mijë besimtarëve”;
“Kisha impenjohet në luftën me sukses kundër Sidës”;
“Jo tiranisë së materializmit”;
“Papa kundër sipërmarrjeve shumëkombëshe: e pushtojnë Afrikën dhe e shfytyrojnë”;
Atë Lombardi - Sida: “Papa është në dijeni të plotë të reagimeve ndaj fjalëve të tij mbi Sidën”.







All the contents on this site are copyrighted ©.